Takim zyrtar në Vushtrri në kuadër të Javës së Ndihmës Juridike Falas
Takim zyrtar në Vushtrri në kuadër të Javës së Ndihmës Juridike Falas
Vushtrri, 19 Qershor 2025 – Në kuadër të aktiviteteve të Javës së Ndihmës Juridike Falas, u zhvillua një takim zyrtar ndërmjet znj. Agnesa Beqiri, zyrtare e lartë nga Zyra Mobile për Ndihmë Juridike Falas në Vushtrri, dhe gjyqtarit Shpetim Azemi nga Gjykata Themelore në Mitrovicë – Dega në Vushtrri, së bashku me zyrtaren e tij ligjore, znj. Liridona Bajrami.
Gjatë takimit u diskutua për rëndësinë e ndihmës juridike falas, mënyrat e ofrimit të saj përmes zyrave rajonale dhe mobile, kriteret për përfitim dhe forcimin e bashkëpunimit mes gjykatës dhe zyrës për të ndihmuar qytetarët në nevojë.
Gjyqtari Azemi vlerësoi punën e zyrës dhe shprehu gatishmërinë për bashkëpunim të vazhdueshëm në funksion të garantimit të qasjes në drejtësi për të gjithë qytetarët.











