Për herë të parë në Kosovë mbahet seancë gjyqësore përmes videolidhjes
Për herë të parë në Kosovë mbahet seancë gjyqësore përmes videolidhjes
Prishtinë, 19 Qershor 2025 – Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe Gjykata Themelore në Prishtinë realizuan për herë të parë një seancë gjyqësore përmes videolidhjes.
I paraburgosuri nga Qendra e Paraburgimit në Gjilan u paraqit në distancë, ndërsa seanca u udhëhoq nga gjyqtarja Fatime Dermaku. Ky format synon rritjen e sigurisë dhe efikasitetit në procedurat gjyqësore, duke shmangur transportin fizik të të burgosurve.
Pajisjet për videolidhje janë dhuruar nga INL dhe do të kontribuojnë në modernizimin e mëtejshëm të sistemit të drejtësisë në vend.












