Osmani dekreton Ligjin për ndarjet buxhetore, buxheti i vitit 2026 rreth 4 miliardë euro
Presidentja e Republikës së Kosovës ka firmosur dekretin për Ligjin mbi ndarjet buxhetore për vitin 2026, duke i hapur rrugë zbatimit të buxhetit për vitin e ardhshëm.
Konfirmimi është dhënë nga Bekim Kupina, këshilltar për media i Presidencës, i cili bëri të ditur se akti është nënshkruar një ditë më parë. Me hyrjen në fuqi të këtij ligji, institucionet qendrore dhe ato lokale do të mund të fillojnë realizimin e projekteve dhe programeve të planifikuara për vitin 2026.
Sipas parashikimeve, buxheti i përgjithshëm për vitin 2026 pritet të arrijë rreth 4 miliardë euro. Nga kjo shumë, mbi 3 miliardë euro janë destinuar për nivelin qendror, ndërsa rreth 867 milionë euro do t’u takojnë komunave.










