#Lajme

Një muaj paraburgim për dy zyrtarë të KEDS-it, dyshohen se kërkuan 400 euro ryshfet

Gjykata Themelore në Ferizaj ka aprovuar kërkesën e Prokuroria Themelore në Ferizaj për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy zyrtarëve të KEDS, të dyshuar për marrje ryshfeti.

Sipas njoftimit zyrtar, pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe shqyrtimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Përgjithshëm – Divizioni Penal, Dardan Maloku, ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar se më 25 shkurt 2026, në Ferizaj, të pandehurit B.B. dhe E.K., në cilësinë e koordinatorit të njësisë së kontrollit në Departamentin për humbje të energjisë elektrike dhe ushtruesit të detyrës së koordinatorit për lidhje të reja, kanë kërkuar në mënyrë të drejtpërdrejtë 400 euro nga i dëmtuari A.H.

Sipas Prokurorisë, ata i kanë premtuar të dëmtuarit se njësori elektrik do t’i vendosej brenda një jave në lokalin e tij, ndërsa në të kundërtën do të duhej të priste pesë deri në gjashtë muaj për vendosjen e tij. Po ashtu, dyshohet se shuma e kërkuar do të ndahej mes katër personave.

Në njoftim thuhet se pas zbatimit të masave të veçanta hetimore, të dyshuarit janë kapur dhe arrestuar në flagrancë nga Policia e Kosovës.

Gjykata ka bërë të ditur se kërkesa e prokurorit për paraburgim është aprovuar si e bazuar, në përputhje me dispozitat e Kodit të Procedurës Penale, ndërsa të pandehurve u është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji. Palët janë njoftuar gjithashtu se ankesa ndaj këtij aktvendimi nuk e shtyn ekzekutimin e tij.

Një muaj paraburgim për dy zyrtarë të KEDS-it, dyshohen se kërkuan 400 euro ryshfet

Prokuroria publikon përgjimet në gjyq: “Thuaji ‘në

Një muaj paraburgim për dy zyrtarë të KEDS-it, dyshohen se kërkuan 400 euro ryshfet

Zgjedhja e presidentit, Bekë Berisha shpalos kriteret

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *