Mbyllet seanca në Hagë, pritet caktimi i datës për shpalljen e aktgjykimit
Seanca gjyqësore në Gjykatën Speciale në Hagë është përmbyllur, duke shënuar hyrjen e procesit në fazën përfundimtare. Tashmë mbetet që të caktohet data për shpalljen e aktgjykimit.
Gjatë mbylljes së seancës, gjyqtari Smith deklaroi se trupi gjykues do të jetë në koordinim me ekipet mbrojtëse të të akuzuarve për të përcaktuar datën e shpalljes së vendimit përfundimtar.
Me përfundimin e këtij faze, procesi gjyqësor hyn në etapën e vendimmarrjes, ndërsa pritet që në ditët në vijim të bëhet e ditur data e aktgjykimit.









