Dëshmitari maqedonas: Të armatosurit urdhëruan mysafirët të mos dilnin nga “Rajska Banjska” ditën e sulmit

Në Gjykata Themelore në Prishtinë ka vazhduar dëshminë shtetasi maqedonas Goran Taneski, i cili ndodhej në hotelin Rajska Banjska në ditën kur ndodhi sulmi i armatosur në Banjskë.

Taneski ka deklaruar para trupit gjykues se personat e uniformuar dhe të armatosur, të cilët i cilësoi si pjesë e grupit që kreu sulmin, u kishin dhënë urdhër mysafirëve që të mos dilnin nga hoteli gjatë kohës së ngjarjes.

Sipas dëshmisë së tij, situata brenda hotelit ishte e tensionuar dhe e mbushur me frikë. Ai tha se personat e armatosur kontrollonin ambientet dhe lëvizjet e mysafirëve, duke u kërkuar atyre të qëndronin brenda për arsye sigurie.

Dëshmitari shtoi se, për shkak të frikës, ai bashkë me të tjerët ishin fshehur në podrumin e hotelit për disa orë, derisa situata jashtë të qetësohej.

Seancat gjyqësore lidhur me rastin e sulmit në Banjskë po vazhdojnë në Gjykatën Themelore në Prishtinë.