Policia sekuestron granata dore dhe uniforma policore në një shtëpi të braktisur në Zubin Potok
Policia e Kosovës ka zbuluar dhe sekuestruar mjete shpërthyese dhe pjesë të uniformave të Policisë së Kosovës në një objekt të braktisur në fshatin Dobroshevina të Zubin Potokut, ka njoftuar Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicë Veri.
Sipas njoftimit zyrtar, rasti ka ndodhur më 10 shkurt 2026, rreth orës 23:20, kur njësitë policore gjatë patrullimit kanë pranuar informacione për praninë e mjeteve të dyshuara ilegale në një shtëpi të pabanuar. Pas kontrollit në lokacion, policia ka gjetur dhe sekuestruar gjashtë granata dore, një maicë dhe dy këmisha me mbishkrime të Policisë së Kosovës.
Në vendin e ngjarjes ka intervenuar edhe njësia për trajtimin e mjeteve shpërthyese (EOD), e cila ka bërë tërheqjen dhe sigurimin e granatave në mënyrë të kontrolluar dhe të sigurt.
Të gjitha veprimet janë ndërmarrë në koordinim me prokurorin e Shtetit, i cili ka urdhëruar inicimin e rastit për veprën penale “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Policia ka bërë të ditur se deri më tani nuk ka persona të arrestuar në lidhje me rastin, ndërsa ka falënderuar qytetarët për bashkëpunimin dhe ka bërë thirrje që çdo aktivitet i dyshimtë të raportohet në numrin








