Dyshime për manipulim votash në Drenas, Prokuroria nis hetimet
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka filluar hetimet lidhur me dyshimet për keqpërdorime gjatë procesit të votimit në komunën e Drenasit.
Në kuadër të këtij rasti, Prokuroria ka nisur intervistimin e anëtarëve të Qendrës Komunale të Numërimit dhe Rezultateve në Drenas, ndërsa hetimet po zhvillohen në bashkëpunim me Policinë e Kosovës.
Sipas njoftimit, qëllimi i hetimeve është sqarimi i plotë i të gjitha rrethanave dhe dyshimeve që lidhen me këtë rast, me synim garantimin e ligjshmërisë së procesit zgjedhor.








