#Lajme

Rama udhëton drejt Brukselit, takim me Presidentin e Këshillit Europian

Kryeministri Edi Rama pritet që pasditen e së hënës të udhëtojë drejt Brukselit, ku do të zhvillojë një takim me Presidentin e Këshillit Europian, Antonio Kosta.

Ky takim zhvillohet në një moment të rëndësishëm për Shqipërinë, në kuadër të përpjekjeve për avancimin e procesit të integrimit në Bashkimin Europian, që mbetet një nga prioritetet kryesore të qeverisë.

Ndër çështjet kyçe që mbeten ende të hapura është Raporti i Vlerësimit të Standardeve për Reformimin e Gjyqësorit (IBAR), i cili lidhet drejtpërdrejt me kapitujt 23 dhe 24 të negociatave me BE-në.

Sipas raportimeve, Shqipëria ende nuk ka arritur të sigurojë miratimin e plotë të këtij dokumenti nga shtetet anëtare të Bashkimit Europian. Pa aprovimin e raportit IBAR, procesi i mbylljes së kapitujve përkatës të negociatave nuk mund të vijojë.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *