#Lajme

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, është takuar me ish-presidentin e vendit, Fatmir Sejdiu, me të cilin ka diskutuar për rrugën e Kosovës drejt integrimit evropian.

Orav ka bërë të ditur se gjatë takimit kanë reflektuar mbi progresin që Kosova ka arritur në dy dekadat e fundit në procesin e integrimit në BE, si dhe për reformat kryesore që ende mbeten për t’u realizuar.

Ai theksoi se është inkurajuese të shihet një angazhim i fortë për të ardhmen evropiane të Kosovës, si nga udhëheqësit e kaluar, ashtu edhe nga ata aktualë.