#Lajme

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka publikuar fjalimin e saj të tretë të mbajtur në kuadër të Samitit Botëror të Qeverisjes, ku ka folur për rrugëtimin e vendit nga rindërtimi pas luftës drejt një shteti të bazuar në sundimin e ligjit.

Në këtë fjalim, Osmani theksoi përpjekjet e Kosovës për forcimin e të drejtave, ndërtimin e institucioneve funksionale dhe vendosjen e dinjitetit njerëzor në qendër të inovacionit dhe zhvillimit.

Ajo gjithashtu bëri të ditur se gjatë qëndrimit në Emiratet e Bashkuara Arabe ka zhvilluar një sërë takimesh me liderë të shteteve të ndryshme në kuadër të këtij samiti.