#Uncategorized

Vushtrri: Arrestohen dy persona për sulm fizik ndaj një burri

Vushtrri – Dy persona janë arrestuar të martën në fshatin Druar të Vushtrrisë, pasi dyshohen se sulmuan fizikisht një burrë pas një mosmarrëveshjeje, njofton Policia e Kosovës në raportin 24-orësh.


Sipas policisë, rasti është iniciuar si “lëndim i rëndë trupor”. Të dy të dyshuarit, meshkuj kosovarë, janë dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.


Policia thekson se personat e përmendur në raport konsiderohen të pafajshëm deri në një vendim të formës së prerë nga gjykata.