Nga nesër: Veton Surroi analizon vendin e Kosovës në lëkundjet e rendit ndërkombëtar
Një seri analizash të publicistit Veton Surroi për pozicionin e Kosovës në hartën e ndryshimeve gjeopolitike që po riformësojnë sigurinë, aleancat dhe të ardhmen e Evropës do të publikohet nga nesër në portalin Koha.net.
Në artikujt e tij, Surroi trajton pyetje kyçe:
Çfarë ndikimi kanë tensionet e reja mes Evropës dhe Shteteve të Bashkuara mbi sigurinë e Kosovës? Si po ndryshon rruga e integrimit euro-atlantik? Si riformësohet identiteti evropian i vendit në një kontinent që po hyn në një epokë të re sigurie?
Leximi i këtyre analizave ofron një perspektivë të thelluar mbi situatën aktuale të Kosovës dhe drejtimin në të cilin po lëviz historia e saj në skenën ndërkombëtare.









