#Sport

Ademola Lookman afër largimit nga Atalanta, drejt Fenerbahçes

Ademola Lookman është shumë pranë largimit nga Atalanta dhe pritet të firmosë me klubin turk, Fenerbahçe.

Sipas gazetarit Fabrizio Romano, marrëveshja mes palëve është në fazat përfundimtare dhe përfshin një paketë prej 40 milionë eurosh, me shtesa të përfshira. Ky transferim shihet si një goditje e madhe për Fenerbahçen, e cila synon të sfidojë dominimin e rivalëve të saj, Galatasaray.

Lookman ka kaluar periudhën më të suksesshme të karrierës së tij te Atalanta, ku fitoi Ligën e Evropës dhe u shpall futbollisti më i mirë afrikan.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *