#Lajme

Prokuroria autorizon Policinë për hetime mbi rinumërimin e votave në Obiliq

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda, ka njoftuar se po ndjek me kujdes procesin e rinumërimit të votave për zgjedhjet e përgjithshme të 28 dhjetorit 2025.

Gjatë këtij procesi, në komunën e Obiliqit janë vërejtur dyshime për mospërputhje në rezultatet e kandidatëve për deputet. Për këtë arsye, Prokurori i Shtetit ka autorizuar Policinë e Kosovës të nisë hetime paraprake për verifikimin e saktësisë së rezultateve dhe për të përcaktuar nëse ka pasur shkelje të mundshme nga personat përgjegjës.

Prokuroria Themelore në Prishtinë thekson angazhimin e saj për të mbrojtur votën e lirë të qytetarëve dhe për të ruajtur integritetin e procesit zgjedhor dhe sundimin e ligjit.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *