Vitia pranon se është intervistuar nga Prokuroria Speciale, pa dhënë detaje
Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka konfirmuar se është intervistuar nga Prokuroria Speciale, por nuk ka dhënë informacione të mëtejshme rreth rastit.
“Momentalisht nuk mund të jap detaje, por shumë shpejt besoj se gjithçka do të sqarohet nga Prokuroria Speciale dhe nga ana ime,” tha Vitia.








