Kristjan Asllani ka mbërritur në Turqi dhe tashmë është zyrtarisht një hap larg prezantimit te Beşiktaşi.
Mesfushori i Kombëtares shqiptare ka zgjedhur të vazhdojë karrierën te gjigantët turq, pasi ndërpreu me marrëveshje kontratën me Torinon. Asllani ka zbarkuar në Stamboll, ku do t’i nënshtrohet vizitave mjekësore dhe më pas do të firmosë kontratën e re.
Te Beşiktaşi, Asllani do të jetë bashkëlojtar me yllin e Përfaqësueses së Kosovës, Milot Rashica.








