#Lajme

Kosova përparon për tri vende në renditjen e fuqisë ushtarake 2026, renditet e 138-ta

Platforma ndërkombëtare Global Firepower (GFP) ka publikuar renditjen vjetore të fuqisë ushtarake për vitin 2026, ku Kosova shënon përparim për tre vende, duke u renditur e 138-ta nga 145 shtete të analizuar.

Renditja bazohet në mbi 60 faktorë, përfshirë numrin e forcave ushtarake, armatimin tokësor, ajror dhe detar, buxhetin e mbrojtjes, kapacitetet logjistike, gjendjen financiare dhe pozicionin gjeografik, duke u reflektuar në indeksin PowerIndex, ku vlera më e ulët tregon fuqi më të madhe.

Në krahasim me vitin 2025, kur Kosova renditej e 141 (indeksi i fuqisë ushtarake 4,9141), përparimi këtë vit është për tre vende, me indeks 3,8041. Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten në krye të renditjes së fuqisë ushtarake globale.


Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *