Arsenali mund të bëhet skuadra “më e keqe” fituese e Premierligës sipas statistikave
Arsenali po shkon drejt titullit të Premierligës për vitin 2026, pasi aktualisht kryeson në tabelë, por statistikat e sulmit të skuadrës lënë shumë për të dëshiruar.
Sipas një studimi të Sky Sports, përqindja e golave të shënuar nga sulmuesit e Arsenalit është vetëm 1 nga 73, një shifër që ka ndezur alarmin në “Emirates”. Në mesin e golashënuesve kryesorë janë Trossard dhe Gyokeres me nga 5 gola, Merino, Saka, Rice dhe Ezen me nga 4 gola, Zubimendi dhe Gabriel me nga 3 gola, Timber me 2 gola dhe Calafiori, Odegaard, Gabriel Jesus e Martinelli me nga 1 gol.
Sipas Sky Sports, kjo e vendos Arsenalin me përqindjen e tretë më të ulët të golave të realizuar nga sulmuesit në historinë e Premierligës, duke nxjerrë në pah sfidat që priten për skuadrën edhe nëse ngre titullin.








