Suharekë: Sekuestrim i madh në aksion antidrogë, arrestohen “B.S.” dhe dy persona të tjerë
Njësia për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë në rajonin e Prizrenit zhvilloi një aksion të gjerë antidrogë në Suharekë dhe rrethinë, duke bastisur katër lokacione dhe arrestuar tre persona, përfshirë të njohurin me nofkën “B.S.”.
Operacioni u realizua me urdhër të Gjykatës Themelore dhe në koordinim me prokurorin kompetent, pas hetimeve për veprat penale që lidhen me narkotikë dhe armë pa leje. Bastisjet përfshinë:
- Shtëpinë dhe objektet e S.K. në rrugën “Skënderbeu”.
- Shtëpinë dhe objektet e A.K. në rrugën “Skënderbeu”.
- Shtëpinë dhe objektet e F.F. në fshatin Peqan.
- Lokalin “Buble” në rrugën “Abdyl Ramaj”, i shfrytëzuar nga A.K.
Gjatë kontrolleve, policia sekuestruar:
- 508 gram marihuanë dhe 2.05 gram kokainë.
- Një peshore elektronike.
- Një pistoletë M57 me karikator dhe 5 fishekë.
- Dy automjete, një VW kamionetë dhe një Peugeot.
- Para të gatshme: 2,500 euro, 500 franga zvicerane dhe 2,400 euro shtesë.
- Katër telefona mobil dhe prova të tjera.
Pas bastisjeve, S.K., A.K. dhe F.F. u shoqëruan në polici dhe u ndaluan për 48 orë me vendim të prokurorit. Ndërkaq, B.B. dhe E.K. janë proceduar për posedim të substancave narkotike.
Hetimet vazhdojnë dhe nuk përjashtohen veprime të tjera në vijim.








