#Botë

Irani paralajmëron BE-në: Shpallja e IRGC si organizatë terroriste do të ketë pasoja të rënda

Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Iranit ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Bashkimit Evropian për të shpallur Trupat e Gardës Revolucionare Iraniane (IRGC) si organizatë terroriste.

Në një deklaratë, autoritetet iraniane e cilësojnë këtë vendim si “irracional” dhe “keqdashës”, duke shtuar se ai është marrë nën presionin e Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit.

Shtabi iranian thekson se IRGC është një institucion legjitim dhe paralajmëron se vendimi i BE-së përbën një shkelje të së drejtës ndërkombëtare dhe të sovranitetit kombëtar, me pasoja të rënda për marrëdhëniet ndërkombëtare.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *