#Sport

Tifozët senegalezë hapin fond për të mbuluar dënimin e trajnerit Thiaw

Finalja e Kupës së Afrikës ka qenë një nga ngjarjet më të diskutuara të vitit, veçanërisht për shkak të reagimit të kombëtares së Senegalit në minutat e fundit të ndeshjes, pas penalltisë së akorduar në favor të Marokut.

Pavarësisht tensioneve, takimi u zhvillua deri në fund. Brahim dështoi të realizojë penalltinë për Marokun, ndërsa Pape Gueye shënoi golin vendimtar që i siguroi Senegalit titullin e kampionit të Afrikës.

Pas finales, Konfederata Afrikane e Futbollit (CAF) vendosi masa ndëshkuese ndaj të dy përfaqësueseve, duke i gjobitur Senegalin dhe Marokun me nga 600 mijë dollarë. Po ashtu, trajneri i Senegalit, Thiaw, u dënua me pesë ndeshje pezullim.

Në shenjë mbështetjeje, tifozët senegalezë kanë ndërmarrë një nismë interesante, duke hapur një fond për të mbledhur mjete financiare me qëllim mbulimin e gjobës së vendosur ndaj trajnerit Thiaw. Kjo nismë është pritur me interes të madh dhe ka marrë mbështetje të gjerë nga komuniteti sportiv në Senegal.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *