#Lajme

Kreu i Shërbimit Korrektues priti në takim zyrtarin amerikan nga Zyra për Kundërterrorizëm

Drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ismail Dibrani, ka zhvilluar një takim zyrtar me Kyle Conahan, përfaqësues i Departamentit të Shtetit të Shteteve të Bashkuara nga Zyra për Kundërterrorizëm.

Sipas Dibranit, takimi u zhvillua në një atmosferë të hapur dhe miqësore, ku u diskutuan çështje me interes të përbashkët, bashkëpunimi ndërinstitucional, si si dhe mbështetja e vazhdueshme që Departamenti i Shtetit i SHBA-së ofron për Shërbimin Korrektues të Kosovës.

Ai theksoi se takime të tilla janë me rëndësi të veçantë, pasi forcojnë partneritetin dhe besimin reciprok ndërmjet institucioneve, si dhe kontribuojnë drejtpërdrejt në rritjen e sigurisë, profesionalizmit dhe avancimin e kapaciteteve institucionale.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *