#Lajme

Zbulohen mbetje mortore në Skënderaj, dyshohet se i përkasin personave të zhdukur gjatë luftës

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë gërmimeve të zhvilluara në fshatin Marinë të komunës së Skënderajt janë gjetur mbetje mortore, për të cilat ekziston dyshimi se u përkasin personave të zhdukur gjatë luftës së viteve 1998–1999.

Sipas njoftimit zyrtar, gërmimet janë realizuar më 29 janar 2026, rreth orës 10:00, nga Njësiti për Hetimin e Personave të Zhdukur gjatë Luftës, në bashkëpunim me Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML).

Policia bën të ditur se gjatë këtyre gërmimeve janë hasur mbetje eshtrash që dyshohet se janë të origjinës njerëzore, të cilat janë marrë nga ekipi i IML-së për ekzaminim të mëtejmë.

Autoritetet kanë theksuar se procedurat do të vazhdojnë në përputhje me ligjin, ndërsa identifikimi i mbetjeve do të bëhet pas përfundimit të analizave dhe ekzaminimeve nga institucionet përkatëse.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *