#Sport

Mbappé thyen rekordin e Cristiano Ronaldos në Ligën e Kampionëve

Sulmuesi i Real Madridit, Kylian Mbappé, ka shkruar histori në Ligën e Kampionëve pas paraqitjes së tij ndaj Benficës në ndeshjen e xhiros së tetë të fazës së ligës.

Ylli francez realizoi golin e parë në minutën e 30-të, pas një asistimi nga Raúl Asensio, ndërsa golin e dytë e shënoi në minutën e 58-të, duke qenë vendimtar në suksesin e skuadrës së tij.

Me këto dy realizime, 27-vjeçari theu një rekord të rëndësishëm të legjendës së Real Madridit, Cristiano Ronaldo. Mbappé u bë lojtari i parë në historinë e Ligës së Kampionëve që shënon 13 gola në fazën e grupeve, e cila tashmë zhvillohet nën formatin e ri të quajtur “faza e ligës”.

Ronaldo, nga ana tjetër, kishte shënuar 11 gola në këtë fazë, ndonëse kishte luajtur një ndeshje më pak se Mbappé.

Pas këtij arritjeje, Mbappé tashmë synon një tjetër rekord madhor të Cristiano Ronaldos, atë të 17 golave të shënuar brenda një sezoni të vetëm të Ligës së Kampionëve.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *