#Sport

Arbeloa publikon formacionin ndaj Benficas: Rikthehet Tchouameni, Camavinga mbetet jashtë

Trajneri Álvaro Arbeloa ka bërë të ditur formacionin e Real Madridit për përballjen ndaj Benficas në Ligën e Kampionëve, ndeshje kjo vendimtare për sigurimin e një vendi në Top-8.

Dilema e vetme në përbërje ishte mes Arda Gülerit dhe Eduardo Camavingas, por në fund tekniku spanjoll i ka besuar talentit turk, i cili ka bindur me paraqitjet e fundit, veçanërisht ndaj Levantes dhe Villarrealit. Camavinga mbetet jashtë formacionit startues, pasi në krahun e majtë të mbrojtjes do të luajë Carreras.

Në portë starton Thibaut Courtois, ndërsa në mbrojtje Valverde ruan pozitën e mbrojtësit të djathtë, për shkak se Carvajal ende nuk është gati për titullar. Dyshja e qendrës përbëhet nga Asencio dhe Huijsen, me Carreras në krahun e majtë.

Në mesfushë rikthehet Aurélien Tchouameni pas pezullimit, duke formuar treshen me Güler dhe Jude Bellingham. Anglezit i kanoset pezullimi, pasi një karton i verdhë do ta linte jashtë ndeshjes së radhës eliminatore.

Në repartin ofensiv, Mastantuono starton në krahun e djathtë, ndërsa sulmi kompletohet nga Vinicius Junior dhe Kylian Mbappé.

Formacioni i Real Madridit ndaj Benficas:

Courtois; Valverde, Asencio, Huijsen, Carreras; Güler, Tchouameni, Bellingham; Mastantuono, Mbappé, Vinicius.