#Sport

Milani vë në radar mesfushorin e Manchester Cityt

Milani po vazhdon të analizojë opsionet për përforcime në mesfushë në prag të afatit kalimtar veror. Sipas raportimeve të mediumit italian Calciomercato, në listën e lojtarëve nën vëzhgim është përfshirë edhe Mateo Kovačić i Manchester Cityt.

Reprezentuesi kroat thuhet se gëzon vlerësim të lartë nga departamenti i rekrutimit të Milanit, ndërsa kontaktet e para lidhur me një transferim të mundshëm tashmë kanë ndodhur.

Kovačić raportohet se ka diskutuar këtë ide edhe me bashkëkombësin e tij Luka Modrić, i cili vazhdon të ketë ndikim në qarqet vendimmarrëse të klubit kuqezi.

Edhe pse ende nuk ka hapa konkretë drejt një transferimi, Milani po shqyrton mundësinë e një marrëveshjeje në qershor, në kuadër të planeve për forcimin e skuadrës për sezonin e ardhshëm.

31-vjeçari hyn në verë në vitin e fundit të kontratës me Manchester Cityn, ndërsa vlera e tij aktuale në treg vlerësohet rreth 15 milionë euro.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *