#Sport

Vedat Muriqi në garë për Këpucën e Artë, përkrah Kane, Mbappe dhe Haaland

Sulmuesi kosovar Vedat Muriqi po përjeton një sezon të shkëlqyer dhe është radhitur në mesin e emrave më të mëdhenj të futbollit evropian në garën për Këpucën e Artë.

31-vjeçari nga Prizreni ka realizuar deri më tani 14 gola, duke grumbulluar 28 pikë, çka e rendit atë në vendin e shtatë në listën aktuale të golashënuesve më të mirë të Evropës. Në këtë garë, Muriqi gjendet krah yjeve si Harry Kane, Kylian Mbappe dhe Erling Haaland.

Sulmuesi i Mallorcës nuk arriti të gjejë rrjetën në ndeshjen e fundit kampionale, ku skuadra e tij u mposht nga Atletico Madridi.

Kryesimin e renditjes e mbajnë Harry Kane dhe Kylian Mbappe me nga 21 gola secili, që u kanë sjellë nga 42 pikë, ndërsa Erling Haaland renditet i treti me 20 gola dhe 40 pikë.

Vlen të theksohet se në pesë ligat kryesore evropiane – Premier League, La Liga, Serie A, Bundesliga dhe Ligue 1 – çdo gol vlerësohet me dy pikë, ndërsa në ligat e tjera evropiane goli vlen 1.5 ose 1 pikë, varësisht nga koeficienti i ligës.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *