Arrestohet i dyshuari për të shtënat me armë në Podujevë
Policia e Kosovës ka arrestuar personin e dyshuar për të shtënat me armë zjarri që ndodhën në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. Sipas saj, policia ka reaguar menjëherë pas pranimit të informacionit, duke dalë në vendin e ngjarjes dhe duke nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e incidentit.
Ahmeti ka bërë të ditur se, bazuar në të dhënat fillestare, nuk raportohet për persona të lënduar nga ky rast.









