Mysafirë të paftuar në “Camp Nou” para ndeshjes së Champions League
Stadiumi i Barcelonës, “Camp Nou”, ka qenë në qendër të vëmendjes për një incident të pazakontë. Disa orë para përballjes mes Barcelonës dhe Copenhagen në Ligën e Kampioneve, në ambientet e fushës janë shfaqur disa minj.
Pamjet janë shpërndarë me shpejtësi në rrjetet sociale dhe janë bërë virale, duke ngjallur reagime të shumta. Prania e tyre mendohet të lidhet me punimet e rinovimit në “Camp Nou”, të cilat ndodhen në fazat përfundimtare.









