KQZ: Rinumërohen mbi 80 për qind të votave të planifikuara
Procesi i rinumërimit të votave po shkon drejt përfundimit. Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në Qendrën për Numërimin e Rezultateve janë rinumëruar 80.60 për qind e votave të caktuara për rinumërim.
Përditësimi është bërë mëngjesin e sotëm, ndërsa nga gjithsej 2,557 vendvotime, deri tani janë rinumëruar 2,061 prej tyre. Ndërkohë, KQZ ka bërë të ditur se procesi i rinumërimit ka përfunduar plotësisht në 28 komuna.








