#Lajme

QKUK konfirmon vdekjen e nxënësit nga Gadimja: “U soll pa shenja jete”

I mituri nga Gadimja, i cili ishte raportuar i zhdukur gjatë ditës së sotme në Lipjan, ka ndërruar jetë.

Lajmi është konfirmuar për media nga mjekja kujdestare në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), Dafina Basholli. Ajo bëri të ditur se viktima është dërguar në QKUK pa shenja jete.

“Sapo është sjellë, ka qenë pa shenja jete. Megjithatë, stafi mjekësor ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme të reanimimit, por fatkeqësisht nuk ka arritur t’i mbijetojë,” ka deklaruar Basholli.

Rrethanat e rastit mbeten objekt hetimi nga organet kompetente.