Kurti diskuton prioritetet e qeverisë së ardhshme me ambasadorët e Suedisë dhe Mbretërisë së Bashkuar
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, zhvilloi dje një takim me Ambasadorin e Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund, dhe Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Jonathan Hargreaves, ku diskutuan çështjet aktuale dhe bashkëpunimin me interes të përbashkët.
Temat kryesore të takimit përfshinin përmbylljen e procesit zgjedhor të 28 dhjetorit, formimin e institucioneve të reja dhe prioritetet e qeverisë së ardhshme. Kurti theksoi përkushtimin ndaj sundimit të ligjit për të gjithë qytetarët dhe komunitetet, avancimin e demokracisë, rritjen ekonomike, sigurinë dhe integrimin e Kosovës në Bashkimin Evropian dhe NATO.








