#Sport

Angel Di Maria ka folur së fundmi për debatin e përhershëm mes Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos.

Në një intervistë për “AS”, argjentinasi preku disa tema, përfshirë edhe situatën te ish-klubi i tij, Real Madridi. Megjithatë, vëmendjen kryesore e mori pyetja se kush është më i miri mes dy yjeve të futbollit botëror.

“Gjithmonë e kam vendosur Messin para Ronaldos. Cristiano ka punuar jashtëzakonisht shumë për të arritur majat, por Messi e ka një dhuratë nga Zoti. Edhe kur dukej i qetë në dhomat e zhveshjes, në fushë tregonte pse është më i miri”, u shpreh Di Maria.

Ish-sulmuesi theksoi gjithashtu se ka pasur privilegjin të luajë si me Ronaldon ashtu edhe me Messin, duke fituar trofe me të dy futbollistët.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *