#Sport

Roma përgatit dy goditje të mëdha në orët e fundit të afatit kalimtar

Roma po synon të realizojë dy transferime të rëndësishme pak para mbylljes së afatit kalimtar, me qëllim forcimin e skuadrës për pjesën vendimtare të sezonit.

“Giallorosët” kanë shfaqur interes për mbrojtësin norvegjez David Møller Wolfe, aktualisht pjesë e Wolves, si dhe për sulmuesin Yannick Carrasco, që aktivizohet te Al-Shabab. Wolfe shihet si një përforcim ideal për krahun e majtë të mbrojtjes, ndërsa emri i tij është ndjekur nga Roma edhe sezonin e kaluar, me sugjerim të ish-lojtarit John Arne Riise. Megjithatë, realizimi i marrëveshjes varet nga gjetja e një zëvendësimi nga klubi anglez.

Në anën tjetër, Carrasco ka shprehur gatishmërinë për t’u rikthyer në futbollin evropian, ndërsa Roma po përpiqet të përfitojë nga kjo situatë, sidomos pas vështirësive të hasura në negociatat për alternativa të tjera.

Aktualisht në vendin e tretë në Serie A, Roma synon që me këto përforcime të ruajë pozitën në kampionat dhe të sigurojë kualifikimin në Ligën e Kampionëve.

Ilir Kulla: Rusia ishte e gatshme ta

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *