#Lajme

Rritje rekord e kreditimit në Kosovë, kreditë e reja arrijnë 2.684 miliardë euro në 2025

Tregu bankar në Kosovë ka shënuar rritje historike gjatë vitit 2025, me vlerën e kredive të reja që ka arritur në 2.684 miliardë euro, apo 3.8 për qind më shumë krahasuar me vitin 2024. Kjo është shifra më e lartë e regjistruar ndonjëherë, sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK).

Rritja e kreditimit reflekton kërkesë më të madhe si nga ekonomitë familjare ashtu edhe nga bizneset, duke e konfirmuar trendin e zgjerimit të qëndrueshëm të sektorit bankar në dekadën e fundit. Krahas rritjes së kredive, është shënuar edhe një rritje e lehtë e normës mesatare të interesit për kreditë e reja, nga 6.1 për qind në vitin 2024 në 6.4 për qind në vitin 2025, duke sinjalizuar një kthesë pas disa viteve me interesa relativisht të ulëta.

Në periudhën 2015–2025, kreditë e reja janë rritur nga rreth 1.1 miliard euro në pothuajse 2.7 miliard euro, ndërsa normat e interesit kanë rënë nga 8.3 për qind në rreth 6.4 për qind. Ndërkohë, totali i kredive në sistemin bankar është dyfishuar, duke kaluar nga 3.2 miliardë euro në vitin 2020 në mbi 6.4 miliardë euro deri në mesin e vitit 2025.

Në Kosovë operojnë dhjetë banka komerciale, të cilat përcaktojnë në mënyrë individuale normat e interesit dhe depozitave. Sipas të dhënave zyrtare, në vitin 2024 në përdorim ishin rreth 1.4 milion kartela debit dhe afërsisht 195 mijë kartela krediti, ndërsa në nivel vendi funksionojnë 635 bankomatë dhe mbi 20 mijë terminale POS për pagesa elektronike.

Rritet në 20 numri i viktimave nga

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *