Sergio Ramos nënshkruan marrëveshje paraprake për të blerë Sevillan
Legjenda e klubit, Sergio Ramos, i cili debutoi në Sevilla në 1996 dhe u rikthye në 2023, ka nënshkruar një marrëveshje paraprake me një grup aksionarësh referencë për të blerë klubin.
Tani, Ramos dhe grupi i investitorëve do të hyjnë në fazën e ekskluzivitetit dhe analizës financiare për të finalizuar blerjen, ndërsa Sevilla ndodhet e 11-ta në La Liga.
Brenda tre muajsh, ata do të vlerësojnë gjendjen financiare të klubit, duke e afruar kështu rikthimin “romantik” të legjendës në drejtimin e klubit, sipas raportimeve të Carrusel.








