Rion Zejnullahu rikthehet te Cluji i shqiptarëve
Mesfushori kosovar, 22-vjeçari Rion Zejnullahu, është rikthyer te skuadra rumune CFR Cluj, pas largimit nga Llapi në nëntor të vitit 2025.
Në Cluj, ai do të luajë përkrah yllit të Përfaqësueses së Kosovës, Meriton Korenica. Zejnullahu kishte luajtur më parë për këtë klub në sezonin 23/24, ku regjistroi vetëm një paraqitje.








