Përfundon rinumërimi në 25 komuna, KQZ publikon të dhënat e fundit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se procesi i rinumërimit të votave ka përfunduar në 25 komuna, ndërsa puna po vazhdon ende në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.
Sipas KQZ-së, deri më tani janë rinumëruar mbi 70 për qind e vendvotimeve në nivel vendi, konkretisht 1,804 nga gjithsej 2,557 vendvotime.
Procesi i rinumërimit ka nisur më 13 janar dhe po zhvillohet në bazë të vendimeve të marra nga KQZ për vendvotimet që i janë nënshtruar këtij procesi. Autoritetet zgjedhore kanë bërë të ditur se numërimi do të vazhdojë deri në përmbylljen e plotë të të gjitha vendvotimeve të përcaktuara.








