#Lajme

ZRRE shtyn afatin për dorëzimin e kërkesave për rritje të tarifave të energjisë

Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) ka vendosur të shtyjë afatin për operatorët energjetikë për dorëzimin e kërkesave për rritje të tarifave të energjisë elektrike.

Sipas burimeve të Indeksonline brenda ZRRE-së, afati i fundit për dorëzimin e kërkesave, së bashku me të dhënat përkatëse mbi të hyrat dhe shpenzimet, është zgjatur deri të mërkurën. Operatorët janë të obliguar që deri atëherë të dorëzojnë dokumentacionin e plotë financiar, i cili do të shërbejë për shqyrtimin e mundshëm të rregullimit të tarifave.

Rregullimi i tarifave të energjisë bëhet çdo vit, ndërsa tarifat e reja zakonisht publikohen në muajin prill, pas përfundimit të analizave nga ZRRE-ja dhe procesit të konsultimeve me palët e interesit.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *