#Sport

Casado refuzon spekulimet, synon të qëndrojë te Barcelona

Marc Casado, talent i akademisë La Masia, është përfolur për një largim të mundshëm nga Barcelona gjatë afatit kalimtar dimëror, mes interesimit nga Atletico Madrid dhe Manchester United.

Megjithatë, futbollisti ka bërë të qartë se aktualisht e sheh veten si pjesë të Barcelonës dhe se qëndrimi në klub mbetet prioriteti i tij. Pavarësisht minutazhit të kufizuar këtë sezon, Casado ka theksuar se veshja e fanellës blaugrana është e rëndësishme për të dhe shpreson të jetë pjesë e ekipit për shumë vite.

Sipas pritshmërive, Casado do të mbetet te Barcelona deri në fund të sezonit, ndërsa e ardhmja e tij mund të rishqyrtohet pas përfundimit të kampionatit.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *