#Sport

Spalletti vlerëson lart Kenan Yildizin: Nuk është lojtar i zakonshëm

Trajneri italian Luciano Spalletti ka folur me superlativa për mesfushorin e Juventusit, Kenan Yildiz, pas fitores së “Zonjës së Vjetër” ndaj Napolit në kuadër të Serie A.

Spalletti theksoi se talenti turk dallon nga lojtarët e tjerë, duke e cilësuar atë si të veçantë dhe jashtë normales. Sipas tij, Yildiz ka cilësi që e veçojnë dukshëm në fushë.

“Kenan Yildiz nuk është një lojtar normal, ai është i jashtëzakonshëm”, u shpreh Spalletti, duke shtuar se lojtari duket sikur nuk i përket kësaj bote.

Pas kësaj fitoreje, Juventusi ka arritur kuotën e 42 pikëve dhe aktualisht renditet në pozitën e pestë në tabelën e Serie A.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *