#Sport

Reali publikon formacionin përballë Villarrealit

Real Madridi do të zbresë sonte në fushë ndaj Villarrealit në kuadër të La Ligës, në një përballje me peshë të madhe për garën e titullit. “Los Blancos” kanë mundësinë të rikthehen në krye të tabelës në rast se arkëtojnë tri pikët.

Trajneri Alvaro Arbeloa ka vendosur t’i besojë sërish nga minuta e parë talentit argjentinas Franco Mastantuono, i cili la përshtypje pozitive edhe në ndeshjen e fundit ndaj Monacos.

Real Madridi ka bërë publik formacionin e plotë për këtë sfidë, ndërsa takimi zhvillohet në “Estadio de la Cerámica” dhe nis në orën 21:00.