#Kronika e zezë

Gjakovë: Aksident fatal, humb jetën shoferi pas rrokullisjes së veturës

Një aksident i rëndë trafiku është regjistruar sot në Gjakovë, ku si pasojë një person ka ndërruar jetë. Sipas informatave, vetura që drejtohej nga viktima është rrokullisur dhe ka përfunduar në një gropë.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Dan Polloshka”, ndërsa në vendin e aksidentit kanë intervenuar njësitet e zjarrfikësve për nxjerrjen e shoferit nga vetura. Fatkeqësisht, ai është gjetur pa shenja jete.

Autoritetet kanë bërë të ditur se në vendin e ngjarjes janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme në koordinim me shërbimet emergjente dhe organet kompetente, ndërsa hetimet për shkaqet e aksidentit po vazhdojnë.

Zjarrfikësit kanë shprehur ngushëllimet e tyre për familjen e të ndjerit.