Aksidentohet me veturën e vjedhur, e dyshuara dërgohet për trajtim në QKUK
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një qytetar ka raportuar vjedhjen e veturës së tij, ndërsa më pas është njoftuar se automjeti është përfshirë në një aksident trafiku.
Ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 19:40 në Ferizaj. Sipas raportit policor, vetura me targa lokale, e raportuar si e vjedhur, është drejtuar nga një femër kosovare, e cila dyshohet se ka probleme mendore.
Si pasojë e aksidentit, e dyshuara ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori kompetent dhe hetimet po vazhdojnë.








