E pyetën për Xabi Alonsonin, Van Dijk mbron Arne Slotin
Kapiteni i Liverpoolit, Virgil van Dijk, ka reaguar ndaj spekulimeve që lidhen me të ardhmen e trajnerit Arne Slot, duke i cilësuar pyetjet rreth Xabi Alonsos si të papërshtatshme dhe mungesë respekti ndaj stafit aktual.
Mbrojtësi holandez ka theksuar se fokusimi te emra të tjerë nuk është i drejtë, duke nënvizuar se vëmendja duhet të jetë te puna që po bën aktualisht Arne Slot me skuadrën. Sipas tij, pyetja e trajnerit për një emër tjetër në këtë fazë është e padrejtë.
Van Dijk ka pranuar se kritikat ndaj ekipit janë të kuptueshme, duke marrë parasysh paraqitjet e këtij sezoni në krahasim me edicionin e kaluar. Megjithatë, ai ka vlerësuar mënyrën se si Slot e ka menaxhuar situatën në një periudhë të vështirë për klubin.
Deklaratat e kapitenit vijnë në një moment të ndjeshëm për Liverpoolin, me skuadrën që po përballet me presion dhe pritshmëri të larta. Pavarësisht kësaj, Van Dijk ka përcjellë një mesazh të qartë mbështetjeje për trajnerin, duke theksuar besimin e plotë të lojtarëve në drejtimin e Arne Slotit.








