#Sport

Prishtina humb nga Vëllaznimi, por siguron gjysmëfinalen e Kupës

Prishtina ka pësuar humbje ndaj Vëllaznimit në ndeshjen e dytë çerekfinale të Kupës së Kosovës, por falë rezultatit nga përballja e parë ka arritur të sigurojë kualifikimin në gjysmëfinale.

Skuadra nga Gjakova fitoi ndeshjen e kthimit me rezultat 74-69, megjithatë kjo fitore nuk mjaftoi për të përmbysur humbjen e ndeshjes së parë, ku Prishtina kishte triumfuar 82-68. Me rezultatin e përgjithshëm, prishtinasit kalojnë tutje në fazën gjysmëfinale të Kupës.

Më i dalluari te Vëllaznimi ishte Jericole Hellems, i cili e mbylli ndeshjen me 25 pikë të realizuara. Ndërkohë, te Prishtina më efikasi ishte Kelby Kramer me 14 pikë.