SHBA-ja dhuron skaner 3 milionë dollarësh për Kosovën, Ambasada: Forcojmë sigurinë kufitare
Ambasada e Shteteve të Bashkuara ka njoftuar se ka dhuruar Kosovës një skaner Rapiscan të prodhuar në SHBA, në vlerë prej 3 milionë dollarësh. Ky donacion ka për qëllim forcimin e sigurisë kufitare dhe lehtësimin e tregtisë së ligjshme përmes përdorimit të teknologjisë së avancuar.
Në njoftim theksohet se dhurimi mbështet luftimin e trafikimit të paligjshëm dhe parandalimin e përhapjes së mallrave të falsifikuara, duke kontribuar në zhvillimin e biznesit të ligjshëm, si në SHBA ashtu edhe në Kosovë. Ambasada ka shtuar se Shtetet e Bashkuara janë krenare që ndihmojnë Kosovën në përparimin e sigurisë dhe interesave ekonomike përmes këtij skaneri modern.









