Antidroga e Prishtinës aksion në Podujevë, sekuestron rreth 90 kg marihuanë
Njësia Antidrogë e Policisë së Kosovës në Prishtinë ka realizuar sot një aksion në Podujevë, ku ka goditur një grup të dyshuar kriminal dhe ka sekuestruar një sasi të konsiderueshme të substancave narkotike.
Gjatë operacionit janë konfiskuar rreth 90 kilogramë marihuanë, ndërsa aksioni ka përfunduar me arrestimin e tre personave të dyshuar.










