Tabela e Champions League pas javës së shtatë
Kanë përfunduar të gjitha ndeshjet e javës së shtatë në Ligën e Kampionëve, ku disa nga ekipet më të mëdha evropiane kanë vazhduar serinë pozitive të rezultateve.
Bayern Munich, Barcelona, Liverpool, Juventus dhe Chelsea kanë regjistruar fitore të radhës në këtë xhiro.
Kur ka mbetur edhe një ndeshje deri në përmbylljen e fazës së ligës, Arsenali kryeson tabelën me 21 pikë, ndërsa Bayern Munich ndodhet në vendin e dytë me 18 pikë. Të dyja skuadrat e kanë siguruar tashmë edhe matematikisht kualifikimin në fazën e 1/8 së finales.
Në pozitat 3 dhe 4 renditen Real Madrid dhe Liverpool me nga 15 pikë, ndërsa Tottenham është e pesta me 14 pikë. PSG, Newcastle United dhe Chelsea ndajnë pozitat gjashtë, shtatë dhe tetë me nga 13 pikë.
Ndërkohë, pas kësaj xhiroje, Eintracht Frankfurt, Slavia Praga, Villarreal dhe Kairat Almaty janë eliminuar nga Liga e Kampionëve.















